Këtë të enjte është rihapur Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se puna në këtë qendër do të zhvillohet normalisht dhe se janë të gatshëm që nga sot, t’iu ofrojnë shërbime të gjithë qytetarëve”, thuhet në kumtesë, transmeton Klankosova.tv.
“Ky është një objekt i adaptuar për të ofruar shërbime të menjëhershme qytetarëve që kanë nevojë për të marrë shërbime, deri në funksionalizimin e plotë të objektit të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, i cili u shkatërrua si pasojë e një sulmi kriminal, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës me 20 shtator, për vendosjen e targave të përkohshme”.