Pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, është mbledhur Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Shpend Ahmeti.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të shpërndarë në Facebook, zëdhnësia e PSD-së, Natyra Kuçi, e cila ishte edhe kandidate për deputete.
“Të motivuar”, ka shkruar ajo.
PSD e cila në zgjedhjet e gjashtë tetorit ka garuar së bashku me AAK-në në koalicionin 100 për qind me kandidat për kryeministër Ramush
Haradinaj, dolën keq nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.
E njejta parti, raportohet deri më tani nuk ka arritur që të sigurojë asnjë ulëse.
Derisa, koalicioni 100 % radhitet në vend të katërt, pas VV-së, LDK-së e PDK-së.