Opinionisti kosovar nga Zvicra, Sali Rexhaj, ka kërkuar nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa që Vjosa Osmani të largohet nga partia, shkruan Telegramisot.com
Rexhaj në letrën e hapur drejtuar kryesisë së LDK’së dhe kryetarit Mustafa, ai ka kërkuar që Vjosa Osmani të largohet LDK’ja, sipas tij ajo erdhi aty si këshilltare e Fatmir Sejdiut, e jo nga degët e partisë.
Ai ka shkruar se Osmani duhet të largohet nga LDK’ja, pasi po e shantazhon këtë parti tash e sa vite, duke votuar kundër saj tash e sa kohë dhe dalur me qëndrime kundër partisë së saj.
Opinionisti Rexhaj ka thënë se në kohën e ish-presidentit Ibrahim Rugova ajo do të përjashtohej qysh moti, sikur në vitin 1998 kur ishte përjashtuar Hydajet Hiseni.
Letra e plotë nga Rexha:
I ndëruar Isa Mustafa, të nderuar anëtarë të kryesisë.
Nuk jam anëtar i LDK-es, nuk kam qënë kurr as nuk do të anëtaresohem në të ardhmen. Ju kam lavderuar kur kam menduar se keni punuar mirë, po edhe ju kam kritikuar kur kam menduar se keni punuar keq. Kam pas fatin qe ta levderoj e kritikoj edhe presidentin Rugova, në sy apo në shtypin e kohës. Më te drejtë apo pa te drejtë. Edhe une gaboj.
Sot e kam nje kërkesë për ju.
Ju lutem merrni masa e largone Vjosa Osmanin dhe dy perkrahes te saj nga anëtaresia.
Vjosa dihet si ka ardhë në LDK. Si këshilltare e Sejdiut. Pra nuk vie nga nëndegët e degët. Jam i sigurte se nuk ka librezë të anëtarësisë.
Dihet se ka votuar kunder qeverisë së LDK-në vitin 2014. Dihet së ka marrë pjesë në grupin e deputetëve të LDK të cilet nuk e kan votuar demarkacionin, perkunder qendrimeve të partisë suaj dhe kerkesave te vet Presidentit Obama e Kancelares Merkell. Keshtu mbetem pa liberalizim të vizave.
Mbahet ne mend mirë edhe teatri qe luante më zonjën Gervalla-Schwarz para dyerve ku mbahej kuvendi zgjedhor i LDK.
Dihet shumë mirë se ka marrë pjesë ne rrëzimin e qeverisë se LDK në vitin 2017. Qeveria më e mirë pas luftës.
Kam bindjen e thellë se kjo po e shantazhon LDK-ën qe një periudhë te gjatë kohore, per ambicie te semura personale. Keshtu arriti qe te imponohet si kandidate për kryeministre, ku deshtoj perkunder perkrahjes qe mori nga partia, sepse nuk ka bazë partiake, ndersa ne apartiaket jemi shumë skeptik se ajo është personi i duhur qe ta votojmë per te arritë ndryshime. Une e kam votuar kesaj radhe. Po kurrë më.
Me qendrimet e fundit, dhe me votimin kunder rrezimit te qeveris Kurti, i ka tejkaluar të gjith kufinjet e mendimit te lirë. Ka votuar kunder shumices se deputeteve, kunder vullnetit te qytetareve te Kosovës, kunder SHBA si sponzorues e realizues te lirisë e pavarësisë se Kosovës.
Ne kohën e Rugovës kjo nuk do te tolerohej. E dimë mirë të gjithe si u largua grupi puqist i Hydajet Hysenit ne vitin 1998. Dihet si u largua Rexhep Ismajli, Edita Tahiri, Bujar Bukoshi, Nexhat Daci…po LDK i mbijetoj.
Pra jepini fund edhe Vjoses e cila në fakt e ka larguar vehten.
Më respekt!