Personi që dje u gjet i vdekur në banesën e tij në Deçan dyshohet se është vetëvrarë.
Policia e Kosovës ka treguar se pasi ka marrë një informatë, ka shkuar në lokacionin e lartcekur dhe ka gjetur viktimën mashkull të shtrirë në dysheme.
Rreth viktimës është vërejtur gjak si dhe një armë –pistoletë TT, një karikator, 8 (tetë) fishekë, një gëzhojë dhe një predhë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë bërë shikimin dhe hetimin e vendit të ngjarjes.
Ekipi i QKMF- Deçan në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML.
Motivi i vdekjes së viktimës për momentin është i panjohur, mirëpo dyshohet se është vetëvrarë. Arma dhe municioni që është gjetur në vendin e ngjarjes janë sekuestruar.