Reshjet e borës që kanë vazhduar gjatë gjithë natës kanë bllokuar shumë rrugë të Kosovës.
Fshati Rezallë i komunës së Skenderaj ka mbetur i bllokuar dhe kompanitë përgjegjëse nuk i kanë pastruar rrugët.
Gjithashtu në këtë fshat ka disa orë që po përballen me mungesë të rrymës elektrike për shkak të rrjetit të vjetëruar.
Qytetarët njoftojnë se nga mbrëmë janë të bllokuara dhe rrugët janë të pakalueshme me vetura