Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës Artan Nimani dhe prorektorja Vjollca Dibra sot takuan Avakatin e Popullit, z. Naim Qelaj.
Në këtë takim, Rektori e njoftoi z. Qelaj për themelimin e Ombudsmanit të Universitetit “Fehmi Agani” nga ana e Këshillit Drejtues, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të studentëve dhe personelit akademik e administrativ.
Avokati i Popullit, z. Qelaj e mirëpriti dhe e vlerësoi lart këtë iniciativë të Universitetit të Gjakovës dhe të dy shprehën gatishmërinë për bashkëpunim.