Reciprociteti në targa me Serbinë ka filluar të zbatohet edhe në pikën kufitare në Merdarë.
Policia e Kosovës nuk po lejon asnjë veturë me targa të Serbisë që të hyjë në vend, pasi që Serbia ka disa vite që i detyron qytetarët e Kosovës që të pajisin veturat e tyre me targa të përkohshme për të hyrë atje.
Sot ka hyrë në fuqi vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, për pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë.
Kjo ka filluar në pikën kufitare në Jarinje, ndërkaq po vazhdon edhe në pikën kufitare në Merdarë.