• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Reciprociteti e dëmton Luginën e Preshevës

22/02/2020 - 10:12:28
Reciprociteti e dëmton Luginën e Preshevës

Kosova konsiderohet se gjendet në pikën më të ulët të raporteve me SHBA-të.Shkak i krejt kësaj situate, po bëhet paralajmërimi për vendosjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, masë kjo që do ta zëvendësonte taksën.

Përveç në rrafshin ndërkombëtar, nga ky vendim pritet të dëmtohen edhe shumë shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Lexo më shumë

Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj

Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj

June 17, 2025
29
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë

U lirua dhe u arrestua brenda ditës Agim Rexhepi, dyshohet për ‘pastrimit të parave e drogë ’

June 17, 2025
17

Qeveria e re në krye me Albin Kurtin veç se ka nisur përgatitjet për vendosjen e masës së reciprocitetit.

Vendimi në fjalë do ta zëvendësojë taksën 100% të vendosur nga Qeveria Haradinaj.

Grupi Punues i përcaktuar aktualisht është duke përmbledhur faktet në terren, dhe me përgatitjen e raportit përfundimtar i cili do të dërgohet në Qeveri, Kosova dhe përfundimisht do ta heq taksën ndaj Serbisë.

E një masë e tillë reciprociteti po shihet si legjitime nga njohësit e ekonomisë nga Kosovë.

Muhamet Sadiku, ekspert i çështjeve ekonomike thotë se reciprociteti si masë, tenton që të vë standardet e një ekonomie të lirë të tregut.

“Ajo që është është karakteristikë që një kohë e gjatë në raportet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, pra janë raporte tejet asimetrike. Kosova që një kohë të gjatë ka përjetuar goditje të mëdha tregtare nga Serbia, edhe pse Kosova ka qenë brenda CEFTA-s, Serbia nuk ka lejuar me ato metodat e veta që të realizohet kjo tregti e lirë mes Kosovës dhe Serbisë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Nëse flasim në gjuhën ekonomike, periudha e taksës ka qenë reagim politik i Kosovës ndaj Serbisë, por tash po kthehemi në terrenin e reciprocitetit tregtar, që mendoj se është një masë legjitime”, thotë fillimisht Sadriu.

Ai thotë se reciprociteti si masë përdoret në shumë vende të botës, por që siç thekson ai, duhet pasur parasysh që Kosova është projekt ndërkombëtar, dhe në këtë formë të gjitha veprimet duhet të jenë të koordinuara me bashkësinë ndërkombëtare.

“Besoj që nëse bisedohet për treg të lirë, tregu i lirë nuk mund të mbahet me veprime asimetrike tregtare. Unë besoj që duhet të punohet shumë për t’u bërë tregti e lirë. Reciprociteti përdoret në botë, por duhet pasur parasysh që Kosova është projekt ndërkombëtar, dhe në këtë formë sjelljen duhet ta harmonizojë edhe me bashkësinë ndërkombëtare”, thotë tutje Sadiku.

Mirëpo çfarë përfshin reciprociteti? Në këtë kontekst, sipas Sadikut Kosovës i duhet të vendosë masa reciproke në njohjen e dokumenteve të Serbisë, tranziti i mallrave, targat e shumë çështje të tjera të cilat janë pengesë për ekonominë e lirë të tregut.

“Reciprociteti është rregull mes Kosovës dhe Serbisë, dhe nëse Serbia dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin tregtar, duhet t’i ndalë shumë veprime të saj, duke përfshirë mosnjohjen e dokumenteve të Kosovës, targave, nga moslejimi i tranzitit të mallrave të Kosovës, dhe shumë probleme tjera që përcjellen në qarkullimin e mallrave, pra edhe reciprociteti ka për qëllim vendosjen e standardeve të tregtisë së lirë mes shteteve”, thotë Sadiku.

Sidoqoftë, masa e reciprocitetit që pritet të vendoset nga Qeveria e re, mund t’u shkaktojë dëme të konsiderueshme shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, ashtu siç u kishte shkaktuar edhe taksa.

E në këtë formë, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, Ragmi Mustafa, thotë se në masën e propozuar nga Kurti, duhet të përjashtohet Lugina e Preshevës.

Ai jep vërejtje se nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, kjo mund të ketë efekt negativ për shqiptarët që jetojnë atje.

“Ne përshëndesim cdo veprim dhe akt të qeverisë së Kosovës që ka për qëllim forcimin e sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës, edhe në kuptimin e reciprocitetit. Por kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ketë kujdes në vendosjen e masave reciproke, dhe kërkojmë që ta përjashtojë nga këto masa shqiptarët e Luginës, sepse edhe më herët kur është vendosur taksa, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar që ta përjashtojë nga masat dhe kundërmasat ndaj Serbisë. Kërkesa është që të studiohet mirë se si do të vendoset në atë formë që mos të ketë efekt negative ndaj Luginës së Preshevës”, ka thënë Mustafa .

Mustafa thotë se prodhuesit dhe tregtarët në Luginë të Preshevës, për shkak të qasjes së Beogradit, e kanë të pamundur të eksportojnë mall në tregjet serbe, andaj zgjidhje e vetme është tregu i Kosovës në Gjilan dhe Kamenicë.

Duke pasur parasysh këto rrethana, Mustafa thotë se mund të preket edhe ekonomia e shqiptarëve të Luginës.

“Masa e Reciprocitetit në aspektin ekonomik tregtar, ajo që do prekte dhe ka prekur prodhuesit shqiptar të Luginës, sepse ata nuk plasojnë produktet e veta në Serbi, por treg të vetëm e kanë Gjilanin, Kamenicën e kështu me rradhë, pra e kemi të pamundur për shkak të qasjes ndaj shqiptarëve, pra e pamundur që produktet e veta t’i plasojmë në tregjet serbe”, thotë ia.

Mirëpo e gjithë kjo nuk përfundon me kaq. Nëse Qeveria e Kurtit nuk kërkon që reciprociteti të zbatohet edhe në aspektin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës me serbët që jetojnë në Kosovë, kjo do të sjellte pasoja edhe më të mëdha për shqiptarët, për shkak se do të përbënte një bllokadë në qarkullimin e tyre.

“Sa i përket aspektit politik, shpresoj që të mos ketë efekt në kuptimin administrative të dokumenteve, për shkak se kjo do ta pamundësonte qarkullimin e shqiptarëve në Republikën e Kosovës. Kur kërkohet reciprociteti politik ne do të kërkojmë që të bëhet në nivelin e të drejtave me komunitetin serb në Kosovë, pra do të kërkonim që Qeveria e Kosovës të merr përsipër që të kërkojë reciprocitet edhe në kuptimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës”, ka thënë në fund Mustafa.

Me paralajmërimet e tij për masën e reciprocitetit, kryeministri Kurti po del kundër direksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I dërguari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka pasur qëndrim të prerë për çështjen në fjalë, nga ku ka kërkuar nga Kosova që t’i hap rrugë rinisjes së bisedimeve me Serbinë.

Në këtë formë, SHBA-të aktualisht kërkojnë heqjen e taksës, mirëpo pa reciprocitet, kërkesë kjo që nuk po përfillet nga kryeministri Kurti.

Madje, në media ishte raportuar se si shkas i sjelljes së institucioneve të Kosovës, do të anulohen të gjitha investimet amerikane në Kosovë, mirëpo që një informacion i tillë nuk është konfirmuar.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj
Lajme

Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj

June 17, 2025
29
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

U lirua dhe u arrestua brenda ditës Agim Rexhepi, dyshohet për ‘pastrimit të parave e drogë ’

June 17, 2025
17
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Bota

“Trump do të kërkojë ndarje të Kosovës në këmbim të njohjes nga Serbia”

June 17, 2025
333
Mbi 450 të vrarë e mbi 600 të plagosur në Iran
Bota

Mbi 450 të vrarë e mbi 600 të plagosur në Iran

June 17, 2025
7
Rritje e ekstreme e bitcoin pas zgjedhjes së Trampit, president
Bota

Bitcoin rritet mes tensioneve Izrael-Iran

June 17, 2025
8
Ushtria izraelite vret komandantin iranian
Bota

Ushtria izraelite vret komandantin iranian

June 17, 2025
14
Next Post
VV del me një deklaratë zyrtare pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit

Sipas VV’së: Shkarkimet s’do të ndalen

Më të fundit

  • Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj
  • U lirua dhe u arrestua brenda ditës Agim Rexhepi, dyshohet për ‘pastrimit të parave e drogë ’
  • “Trump do të kërkojë ndarje të Kosovës në këmbim të njohjes nga Serbia”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi