Ministri në detyrë i Punës, Skender Reçica, ka folur për situatën e punësimit në Kosovë.
Ai ka thënë se në bazë të statistikave kemi 112 mijë punëkërkues të regjistruar, ndërsa sipas tij në zyrat e punësimit janë të lira 11 mijë vende të lira të punës.
“Pak paradoksale. Kemi 11 mijë vende të lira që nuk kemi kuadro për t’i ofruar sektorit privat. Nuk po kërkohen profile që Kosova nuk ka mundësi për t’i përgatitur”.
Reçica, kandidat i Nismës për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, thotë se është për keqardhje që askush nuk ka çarë kokën për të përgatitur këta të rinj për tregun e punës.