Elmi Reçica i PDK-së ka bërë të ditur se tre anëtarë të Vetëvendosjes në Ferizaj iu janë bashkuar partisë që udhëhiqet nga Enver Hoxhaj, raporton Gazeta Express.
Lajmin e ka bërë të ditur Reçica përmes një shkrimi në Facebook.
“Në takimin e mbrëmshëm në Ferizaj, familjes politike të PDK-së iu bashkuan Albulena, Besiana dhe Muhameti, anëtarë të familjes së nderuar Ibrahimi, familje e cila deri më tani ishte pjesë e Vetëvendosjes. Nga sot do të jenë votues dhe kontribues të jetësimit të vizionit dhe programit qeverisës të PDK-së. Të rinjtë të cilët votojnë për herë të parë, çdo ditë e më shumë po i besojnë planit të #Rimëkëmbjes shtetërore, program që do ta realizojmë bashkarisht. Rinia na motivon që të përkushtohemi në jetësimin e Kosovës së rimëkëmbur e të zhvilluar”, ka thënë ai.