Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka vazhduar reagimet dhe kundërshtimet ndaj subjektit të tij politik pas ngjarjeve të fundit
Rugova përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se këshilli i përgjithshëm i LDK-së është organi i vetëm që ka legjitimitet të diskutojë dhe të marrë hapat e domosdoshëm, pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga posti i kryetarit.
Ai tutje ka thënë se pse nuk po ftohet mbledhja e këshillit, gjersa ka shtuar se “Kujt po i pengon debati i brendshëm”.
“Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së sot është organi i vetëm me legjitimitetin e plotë të diskutojë dhe të marrë vendime për hapat e domosdoshëm që duhet t’i marrim sot. Pse nuk po ftohet mbledhja e këshillit? Kujt po i pengon debati i brendshëm? Normal, vetëm atyre që për të mbrojtur interesat e veta nuk e kanë dert edhe nëse na sjellin në 5%. p.s Pandemia nuk është justifikim, sepse gjatë fushatës askush nuk e ka lodh kokën për atë punë”, tha ai.