I dërguar i Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ku ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Metro.
Grenell ka kumtuar lajmin se presidenti Thaçi i ka konfirmuar se ka anuluar udhëtimin për në Washington ku do të takohej në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor.
Ai tha se ky anulim vjen pas njoftimit nga Zyra e Prokurorëve të Gjykatës Speciale për aktakuzën ndaj tij.
Po ashtu Grenell thotë se respekton vendimin e Thaçit për mos të marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen
“Presidenti i Kosovës sapo na ka informuar se ka anuluar udhëtimin e tij në Uashington, D.C pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorëve Speciale.Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen”, thuhet në reagimin e Grenell.