Komuna e Fushë-Kosovës ka thënë se lajmi për 3 raste me koronavirus në këtë komunë, është informacion i pakonfirmuar, i dyshimtë dhe i mangët dhe me konotacione politike, shkruan Gazeta Metro.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media, ku ndër të tjera tha se për këtë nuk është njoftuar as kryetari i Komunës, Burim Berisha.
“Ne informojmë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës të mos shqetësohen, sepse ka mungesë informatash se kush janë, nga janë këto raste, si ka rrjedhë marrja e këtij virusi prandaj ky publikim është i padenjë dhe nënçmues për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës. Ka konotacione politike”, thuhet ndër të tjera.
Komunikata e plotë:
Në mbrëmje doli një informacion se në Komunën e Fushë-Kosovës janë 3 raste me COVID-19. Ky është informacion i pakonfirmuar, i dyshimtë dhe i mangët. Është i pa njoftuar Kryetari i Komunës z. Burim Berisha njëherit Kryetar i Shtabit të Emergjencës, i pa njoftuar Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe i pa njoftuar Drejtori i QKMF-së në Fushë-Kosovë dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj u shkaktua një shqetësim tek qytetarët.
Ne informojmë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës të mos shqetësohen, sepse ka mungesë informatash se kush janë, nga janë këto raste, si ka rrjedhë marrja e këtij virusi prandaj ky publikim është i padenjë dhe nënçmues për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës. Ka konotacione politike.
Të vazhdojmë të bëjmë punën tonë Institucionale dhe ju qytetarë të respektoni masat. Mos u shqetësoni për informacionet banale dhe të pakonfirmuara.