• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Rasti “53-milionëshi”, Pal Lekaj në ethe se çka do të shpallë Gjykata sot

31/01/2024 - 09:41:02
Rasti “53-milionëshi”, Pal Lekaj në ethe se çka do të shpallë Gjykata sot

Gjykata e Prishtinës sot pritet të shpall Aktgjykimin për ish-ministrin e infrastrukturës Pal Lekaj, këshilltarin e tij politik, Eset Berishën, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatrin dhe drejtorin e prokurimit publik, Besim Tahiri, në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Secili veç e veç akuzohen për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

Lexo më shumë

Arian Tahiri: Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës

Arian Tahiri: Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës

September 16, 2025
6
Sokol Haliti:Vitia është kështjellë e LDK-së në Anamoravë do fitoj pa balotazh

Sokol Haliti:Vitia është kështjellë e LDK-së në Anamoravë do fitoj pa balotazh

September 16, 2025
83

Aktgjykimin për këtë rast pritet ta marr gjyqtarja Violeta Namani me anëtarët Vesel Ismajli dhe Musa Konxheli.

Prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit kurse mbrojta lirimin e të pandehurve në seancën kur janë thënë fjalët përfundimtare.

Prokuroria Speciale më 4 shkurt të vitit 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, këshilltarit të tij politik Eset Berisha dhe Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit, lidhur me ekzekutimin e 53 milionë eurove për kompaninë “Bechtel-Enkës” e cila ishte kontraktuar për ta ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi”.

Sipas aktakuzës, Pal Lekaj, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri me dashje i kanë tejkaluar kompetencat e tyre dhe nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare me datë 29 shatator të vitit 2017.

Sipas prokurorisë keqpërdorimi ka ndodhur në momentin kur të lartcekurit kanë nënshkruar marrëveshjen për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve për 347 ditë të tjera, për autostradën “Arbën Xhaferi” apo e njohur si R6.

Përfundimi i autostradës me kontratën bazë e cila ishte lidhur në vitin 2014 parashihej të përfundonte me 18 janar të vitit 2018, kurse me marrëveshjen e re të lidhur nga të pandehurit, kontrata tashmë do të përfundonte në fund të muajit dhjetor të vitit 2018.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kjo marrëveshje, sipas prokurorisë, nga të pandehurit ishte lidhur pa kosot financiare që ishte në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik dhe me Statutin dhe Kodin e Sjelljes të Komitetit Drejtues Ndërministror. Duke mos përcaktuar koston në marrëveshje, prokuroria thotë që të pandehurit i kanë lënë rrugën hapur kompanisë “Bechtel & Enka” që të paraqesë kërkesë për pagesë.

Tutje aktakuza thotë se Lekaj kishte angazhuar këshilltarin e tij politik, Eset Berishën që të merret me negociatat me kompaninë “Bechtel-Enkës” për ta caktuar vlerën e marrëveshjes, të cilën e kishin lënë të hapur. Sipas pretendimeve të organit të akuzës, Pal Lekaj këtë veprim e ka bërë pa pasur pëlqimin e Komitetit Drejtues Ndërministror.

Kjo kërkesë në vlerë prej 63 milionë euro ishte paraqitur më 27 nëntor 2017, pastaj sipas prokurorisë ishte zbritur në vlerë prej 53 milionë euro pas bisedimeve që kishte zhvilluar Berisha me kompaninë ndërtuese. E që me rekomandim të komitetit Drejtues Ndërministror, Qeveria e Kosovës e kishte aprovuar kërkesën në qershor të vitit 2018.

Sipas aktit akuzues, organet kompetente për zhvillimin bisedimeve, marrjen e vendimit dhe përcaktimin e kostos financiare lidhur me këtë projekt e kishin, Komiteti Drejtues Ndërministror i cili Kryesohej nga Pal Lekaj dhe Njësia për Implementimin e Projektit.

Sipas prokurorisë pagesa për shumën prej 53 milionë eurove ishte në kundërshtim të plotë me rekomandim e kompanisë mbikëqyrëse të projektit e cila ishte kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, “Hill International”. Sipas këtij rekomandimi të bërë në vitin 2017 nga “Hill International” kishte thënë që shuma e vetme që do duhej t`i paguhej kompanisë ndërtuese ishte 14,778,654.87 euro krahas dy kërkesave të tjera që ishin 36.3 milionë euro tjera në emër të pajisjeve dhe 10 milionë të tjera në emër të pengimit për realizimin e projektit (dy kërkesat e fundit, “Hill” i kishte konsideruar si të pa bazuara). Këtë rekomandim sipas Prokurorisë e kishin shpërfillur të akuzuarit Pal Lekaj dhe Eset Berisha./Kallxo

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Arian Tahiri: Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës
Lajme

Arian Tahiri: Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës

September 16, 2025
6
Sokol Haliti:Vitia është kështjellë e LDK-së në Anamoravë do fitoj pa balotazh
Lajme

Sokol Haliti:Vitia është kështjellë e LDK-së në Anamoravë do fitoj pa balotazh

September 16, 2025
83
Ramiz Tafilaj: James Rubin i rrëzon akuzat ndaj UÇK-së dhe  propagandën serbo-ruse
Lajme

Ramiz Tafilaj: James Rubin i rrëzon akuzat ndaj UÇK-së dhe propagandën serbo-ruse

September 16, 2025
34
Gazeta gjermane Bild: Vladimir Putin e ka prejardhje nga Kosova?
Bota

Droni rus në Rumani, Von Der Leyen: Kërcënim serioz për sigurinë

September 15, 2025
8
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, arrestohet 22-vjeçari

September 15, 2025
10
Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin sot e mbronë UÇK-në në Hagë
Lajme

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin sot e mbronë UÇK-në në Hagë

September 15, 2025
10
Next Post
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Lajmi i Fundit: Dënohet me burg Pal Lekaj për aferën e 53 milionëshit

Më të fundit

  • Arian Tahiri: Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës
  • Sokol Haliti:Vitia është kështjellë e LDK-së në Anamoravë do fitoj pa balotazh
  • Ramiz Tafilaj: James Rubin i rrëzon akuzat ndaj UÇK-së dhe propagandën serbo-ruse
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi