Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat pritet të mbahen me gjashtë tetor në Kosovë, për herë të parë ka një kandidat për postin e kryeministrit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, ndërsa janë katër subjekte politike.
Shefi i koalicionit Liria, Nenad Rashiq, thotë për Zërin e Amerikës se forca e tij politike synon të forcojë pozicionin e komunitetit serb në Kosovë.
Ndërkaq, ai thekson se bisedimet Kosovë – Serbi duhet të çojnë në pajtim midis popujve.
“Debatet e dy presidentëve Thaçi e Vuçiq për ndarjen e kufijve ndikojnë negativisht në situatën aktuale”, shprehet Rashiq.
“Dialogu duhet të ketë si qëllim pajtimin mes popujve dhe jo ndarjen”, thekson ai.
“Serbët e Kosovës kanë gjithashtu nevojë për dialog të brendshëm për eliminimin e ndarjeve”, thotë politikani liberal i serbëve të Kosovës.