Deputetja e AAK-së Donika Kadaj – Bujupi është e vetmja që ka abstenuar ndaj votimit të Qeverisë Hoti.
Kryetari i partisë Ramush Haradinaj, tha se nuk e ka ditur qëndrimin e saj dhe se ajo do të abstenojë.
“Pyeteni atë”, tha Haradinaj, shkruan Telegramisot
Kadaj – Bujupi deri sot nuk ka pranuar të tregonte se cila do të jetë vota e saj.
Para mediave, Haradinaj ka folur lidhur per atë se si ka arritur që ta bindë Shalën për të ndryshuar votën ndaj Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.
“Me Haxhi Shalën kur kam qenë komandant i TMK-së në Prizren, kemi qenë bashkë me të. thash unë do ta qes votën pro, a po ja jep edhe ti, tha po”, ka deklaruar Haradinaj.