Në Vrellë të Istogut u mbajte ceremonia e pensionimit të mësuesit dhe ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhemail Dreshajt.
Se pari u bënë homazhe dhe ndërim te memorialin i dëshmorëve në Vrellë ku një grup nxënësish e kënduan himnin kombëtar shqiptar.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe ish-Komandant i UÇK -së për rrafshin e Dukagjinit z. Ramush Haradinaj, deputet i kuvendit të Kosovës z. Bekë Berisha, z.Jonuz Januzaj, e shumë bashkëluftetarë të Xhemailit.
Krejtë kjo ceremoni ishte organizuar nga ekonomisti dhe intelektuali Artin Sefaj i cili kishte për qellim të vlerësojë dhe respektojë kontributin jetësor dhe pensionimin nga arsimi të ish-ushtarit të UÇK-së, z. Xhemail Dreshajt, i cili, përveç pushkëve, dha një kontribut të pashoq edhe në arsim për 40 vite në fshatin e tij të lindjes Vrellë.
Xhemajli rrjedh nga një familje atdhetare dhe është një burrë trim e fisnik i cili këtë e dëshmoj kur kishte nevojë me se shumti vendi ynë. Ai vendosi të luftojë në vijën e parë të luftës kundër Serbisë pushtuese për të garantuar se brezat e ardhshëm të Kosovës do të jetojnë në paqe dhe liri.
Me sakrificat dhe angazhimin e tij të pamohueshëm, ai filloj rrugën e lirisë. Si shumë të tjerë këtë rrugë e lau edhe me gjake pasi mori plagë nga plumbi i armikut, por fal zotit i mbijetoi për të shijuar lirinë tonë sot bashke me ne. Me forcën e tij të brendshme dhe besimin në kauzën e tij, ai ishte shembull, duke frymëzuar dhe motivuar të tjerët që të bashkoheshin me luftën tonë për liri.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt për Xhemil Dreshen: