Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi.
Reagimi i Haradinajt vie pasi së fundi në Serbi u ndalua një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, të cilit dje prokuroria i vendosi 30 ditë paraburgim.
Reagimi i plotë:
Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi.
Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi.
Mos e bëni këtë!