Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi elektoral në Istog, ka deklaruar se kjo zonë jo vetëm që ka sfiduar Serbinë, por edhe të gjithë ata që me qëllime të këqija i janë kundërvënë Kosovës.
“Istogu dhe rrethina – bukur shpesh e ka dridhë Serbinë. E jo vetëm, por edhe të gjithë ata që me qëllime të këqija i vërsulen Atdheut tonë,” tha Haradinaj.
Ai shprehu bindjen se nga toka e pasur e kësaj komune do të ndërtohet një Kosovë për të gjithë, e zhvilluar dhe e sigurt.
“Numri kaq i madh i juaj është garanci për këtë objektiv. Ju paça Istog! Për Kosovën Fituese 137!” përfundoi Haradinaj, duke bërë thirrje për mbështetje në zgjedhje.