Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal kanë mbajtur një tubim në qytetin e Vushtrrisë.
Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, tha se Vushtrria tashmë po rreshtohet me Kosovën Fituese.
“Urtësia, tradita e qytetaria vushtrriase, kanë lënë gjurmë historikisht për Kosovën. Vushtrria e zhvilluar – KOSOVA FITUESE”, shkroi Haradinaj.