Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka prezantuar investimet në turizmin malor dhe sportet dimërore.
“E bekuar nga natyra, Kosova do të bëhet me 4 qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore. Përmes partneritetit publiko-privat, brenda mandatit qeverisës, projektet e mëdha me top prioritet janë: 1. Bjeshkët e Sharrit- Brezovicë – vlera e investimeve 400 milion euro; 2. Bjeshkët e Nemuna – Bogë / Rugovë – vlera e investimeve 60 milion euro; 3. Bjeshkët e Nemuna – Bjeshka Belegut – vlera e investimeve 20 milion euro; 4. Bjeshkët e Sharrit – Brod – vlera e investimeve 20 milion euro.”