Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, është takuar me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, për të biseduar rreth çështjes së rrugës Deçan-Plavë.
Ramosaj tha se pas temave të ngritura Deçani ka filluar ta ketë vëmendjen e duhur.
Ai theksoi se i ka dhënë afat Hotit për të gjetur zgjidhe për ndërtimin e kësaj rruge.
“Pas temave të ngritura,Deçani ka filluar të ketë vëmendjen e duhur! Kam zhvilluar takim me Kryeministrin Hoti, ku jam dakorduar t’i jap afatin e arsyeshëm të bëjë zgjidhjen e kontestit për ndërtimin e rrugës. BR”.