Kryetari i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, sot ka raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e COVID-19.
I pyetur se çka ka ndodhur me 1000 testet e ardhura nga Serbia, Ramadani tha se ato janë pranuar nga Ministria e Shëndetësisë, por ende nuk janë përdorur, njofton Klan Kosova.
Në këtë Komision, Ramadani tha se më 7 janar kanë bërë kërkesën për furnizim me reagensë, menjëherë pas konfirmimit me rastet e para me COVID-19.
“Ekipi mjekësor ka ekzistuar në aeroport, por më pas ne kemi dërguar edhe ekipe plotësuese”