Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur ditë të shënuar për shqiptarët arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të LSDM-së dhe BDI-së.
“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut,që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zaev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj”, është shprehur ai përmes Twitter.
“Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”.