• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Rama sulm BE-së për Kosovën: Nuk ju vjen turp

27/09/2021 - 19:46:39
Rama: Konflikti Kosovë-Serbi nuk duhet ta mbajë peng rajonin
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Nga Kosova në një bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Prishtinës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka sulmuar sërish Bashkimin Europian duke thënë se nuk e ka mbajtur fjalën për liberalizimin e vizave. Ai u shpreh se Prishtina i ka plotësuar të gjitha kushtet që kërkonte Brukseli, por për shkak të politikave të brendshme, vendet anëtare po mbajnë peng lirinë e lëvizjes për shqiptarët e Kosovës. Mos mbajtja e fjalës nga BE, për Kosovën, por edhe për Shqipërinë e Maqedoninë për negociatat dhe cështje të tjera, janë arsye, tha më tej Edi Rama se përse duhet të përshpejtohet nisma “Ballkani i Hapur”.

“Unë dua t’ju them që e para, unë nuk do të isha marrë ndonjëherë me politikë po të kisha lindur në Francë, Gjermani, Angli apo Amerika, dhe në Shqipëri nëse nuk do të kishte qenë historia e ndërthurur me ecurinë e jetës sime që më përfshiu, pa menduar që një ditë do të vishja kostum. Kur jam përfshirë me politikën kam pasur vath në vesh, dhëmbët origjinale, se këto nuk janë origjinale, janë të prodhuar nga dentisti, kam pasur flokë, më shumë nga të gjithë ju këtu.

Lexo më shumë

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
44
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
33

Pra, shumë vite më parë dhe pa menduar ndonjëherë se do të merresha me këtë punë, rrodhën gjërat dhe jeta është ajo që na ndodh, ndërkohë që jemi duke bërë plane të tjera. I radhë gjatë hyrjes për të thënë që e besoj 100%, jo 99% që rruga e vetme për të dalë nga inercia e pafundme e prodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqenie është “Ballkani i Hapur” për ne. Sot ju duhet të lëviznit lirisht pa viza, jeni i vetmi komunitet në Europë, me viza dhe jeni të vetmit që aleanca euro-atlantike e ka çliruar nga një diktaturë etnike.

Është një absurd, që gjyshërit dhe prindërit tuaj, jetonin nën Sllobodan Millosheviçin dhe lëviznin lirisht në Europë me pasaportën e Jugosllavisë apo ku di unë, ju jetoni në një shtet sovran dhe nuk lëvizni dot. Pse? Sepse BE nuk mban fjalën. I thanë Kosovës, duhet të bëni këto detyra, që janë teknike, i bëri Kosova të gjitha, këtë e thotë raporti i vetë BE-së.

Ky është një turp. E kuptojnë, por nuk ju vjen turp dhe kaq. Për arsye të brendshme dhe kaq. Shqipëria duhet t’i kishte filluar negociatat, por nuk i fillon, tani na ka dalë historia e Bullgarisë. Ata nuk i bëjnë as mbajtjen peng të Kosovës, as Shqipërisë, nuk e bëjnë se janë kundër jush apo nesh, ata e bëjnë sepse kanë arsye të politikës së brendshme. Sot BE udhëhiqet nga interesa lokale dhe sondazhet. Prandaj ne do ta bëjmë këtë gjë, se kur na fusin ata në një proces apo tjetër kjo nuk varet nga ne.

Nga ne varet të bëjmë maksimumin që të zgjerohemi këtu, se këtu nuk vjen BE të thotë mos hiqni kufijtë, apo lëvizjen e lirë të kapitaleve. BE ka nisur procesin e Berlinit. Por parimet i ka në rregull, që duhet të zbatohen këto liri dhe të financohet ky proces, kanë kaluar 7-8 vite dhe në aspektin politik ka bërë shumë mirë, por nuk kemi parë ndonjë hekurudhë, sepse procesi është shumë i avashtë dhe varet nga mbledhjet e tyre. Po pse do të presim mbledhjet që bëjnë ata njëherë në vit, që flasin për fermerët dhe grumbulluesit? Apo duhet ta bëjmë vetë? Ne duhet të bëjmë dokumentacionin e ekspertit që të mos jetë i disa fishtë” tha Rama.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
44
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
33
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
Lajme

Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

March 17, 2026
16
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës
Lajme

Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

March 7, 2026
35
Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
Lajme

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
22
Next Post
Arrestohen 10 persona për sulm në Mitrovicë

Arrestohen 10 persona për sulm në Mitrovicë

Më të fundit

  • Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
  • Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
  • Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi