Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në tëitter, i ka uruar shërim presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Rama i drejtohet me ‘të shkuara koamandat’ presidentit Thaci.
“@HashimThaciRKS të shkuara komandant, cka nuk na vret na forcon thoshte Niçja”, shkruan Rama.
Tutje, Rama i uroi kthim sa më të shpejtë në krye të detyrës me energji dhe ide të reja në të mirë të Kosovës.
“Vllazërisht të uroj kthim sa më të shpejtë në krye të detyrës me energji e ide të reja, për të mirën e Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve”, uroi Rama.