• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Rama e quan raportin e ‘Transparency International’ të pavërtetë e tendencioz

04/04/2021 - 06:25:02
Rama e quan raportin e ‘Transparency International’ të pavërtetë e tendencioz

Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin ndërkombëtar të ‘Transparency International’ që e cilëson Shqipërinë si vend të kapur nga korrupsioni apo dhe ligjet me porosi.

I ftuar në ‘News24’, Rama tha se nuk do që të anatemoj, por vetëm shpreh keqardhjen e tij, duke i cilësuar ato gjetje si të pavërteta.

Lexo më shumë

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
8
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
14

Ai u ndal edhe tek raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Raportet ndërkombëtare ende e përkufizojnë Shqipërinë si një shtet të kapur nga korrupsioni, me ligje porosi, citoj këtu raportin e ‘Transparency International’: “Shqetësim kryesor mbeten ligjet e bëra me porosi, të cilat lehtësojnë skemat e korrupsionit të nivelit të lartë. Rrjetet klienteliste porosisin ligje për investime të pakërkuara të cilat miratohen me shumicë të thjeshtë në parlament, duke shkelur shumë afate, procedura dhe rregulla të mirëqeverisjes”. Kur do të marrë fund kjo histori? Cili është komenti juaj për këto raporte?

Ne kemi patur para disa muajsh një rritje të jashtëzakonshme pikërisht nga një raport shumë prestigjioz te kalimit të Shqipërisë në kategorinë e demokracive jo hibride, dhe ka qenë vërtetë shumë, shumë kënaqësi dhe shumë krenari dhe ai raport nuk është se zuri vend në hapësirën e informimit dhe të debatit. Ndërkohë që raporti që ju cituat është një raport skandaloz me të pavërteta shumë flagrante që unë nuk e di se me çfarë lloj kurajoje është vulosur edhe nga “Transparency Internacional” ndërkohë që është bërë në Shqipëri nga disa shqiptarë të cilët janë treguar në rastin më të mirë të pavëmendshëm, në rastin më të keq, të anshëm. Nuk dua t’i anatemoj por dua thjesht të përfitoj nga rasti të shpreh keqardhjen time sepse e kam parë kalimthi por mjaftueshëm dhe jam habitur si mund të shkruhen gjëra aq të pavërteta si për shembull: Aeroporti i Vlorës është bërë pa garë ndërkohë që për Aeroportin e Vlorës gara ka qenë një torturë e vërtetë. Është hapur, është pezulluar për shkak të pandemisë, është rihapur…Ndërkohë që kam lexuar po aty që bëhen disa shtrembërime skandaloze kështu që nuk kam asnjë koment tjetër për të bërë përtej këtyre por di që në Shqipëri nuk bëhen ligje me porosi, nuk ekziston si nocion fare dhe di që ky raport është një fletë-rrufe tipike për partitë politike. Nuk kam asnjë arsye të them që këta njerëz kanë punuar për një parti politike por kam arsye të them që këta njerëz, e përsëris që në rastin më të mirë kanë qenë komplet të pavëmendshëm ndërsa në rastin më të keq kanë qenë totalisht të angazhuar politikisht.

Ndërkohë në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, mosndëshkimi i zyrtarëve, politikanëve mbetet një problem serioz. Pse është ende kaq e vështirë kjo çështje, kur do të shohim të ashtuquajturit “Peshqit e mëdhenj” në rrjete, për të cilët edhe u ngrit reforma në drejtësi?

Kjo besoj që dihet. Kjo lidhet pikërisht me ecurinë e mëtejshme të reformës në drejtësi dhe lidhet me institucionet e reja të drejtësisë. Unë kam shumë besim që ne jemi në rrugën e duhur. SPAK-u ka filluar të japi shenja domethënëse, kurajo dhe profesionalizmi. Arrestimi asaj “mostrës” së drejtësisë që e kishte bërë një Pazar të madh drejtësinë në atë pellgun ku operonte dhe i gjithë rrjeti i saj. Është shumë domethënës dhe unë kam shumë besim që gjërat janë në rrugën e duhur. Sigurisht që raporti thotë të vërtetën, por nëse deri dje ishte një raport dëshpërues dhe i pashpresë, sot është një e vërtetë therëse por shpresa ka rilindur dhe tani prandaj duhet mandati i tretë që të mos vijnë të tjerët dhe ta rimbysin shpresën.

Drejtori për Euroazinë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj deklaroi se Shqipëria një nga vendet më të korruptuara, ka bërë rrëshqitje prapa në rrugën e demokracisë dhe ka autoritarizëm në rritje. Pse ky imazh për Shqipërinë?

Nuk është imazhi i Shqipërisë ky, ky është opinion i Elez Biberajt. Për Elez Biberajn kam pasur shumë respekt, por dyshoj shumë se prej disa kohësh Elez Biberaj është bërë palë dhe tendencioz. Është në të drejtën e tij kjo nuk diskutohet. Edhe të jesh palë edhe të jesh tendencioz nuk është mëkat por nuk përfaqëson në këtë rast zërin e të vërtetës përfaqëson vetëm zërin e tij, të vërtetën e tij. Më vjen keq që është e vërteta e Elez Biberajt sepse për mua Elez Biberaj është një hero i fjalës së lirë dhe dua ta kujtoj si të tillë, nuk dua ta ngatërroj Elez Biberajn që unë kam në mëndje me Elez Biberajn që sot unë fatkeqësisht dëgjoj.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
Lajme

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
8
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
Lajme

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
14
Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
Lajme

Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri

May 11, 2025
14
Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish
Lajme

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
8
Rama: Se çka mendoi unë për Kosovën e kam thënë midis Beogradit
Lajme

Rama: Sot shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre

May 11, 2025
7
Me makinën e ngarkuar me kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë
Lajme

Gjenden katër motoristët e humbur në Shtërpcë

May 11, 2025
17
Next Post
Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Më të fundit

  • Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
  • Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
  • Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi