Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili e mohoi masakrën e Reçakut, të kryer nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Politikanit serb, Rama iu drejtua me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter, duke i thënë:
“Si mundet dikush që edhe në këtë kohë ta mohojë një krim të tmerrshëm lufte të mirë dokumentuar”.
“Pse është kaq e vështirë të kuptohet që derisa Serbia do të jetojë në mohim të realitetit të pastër si kristali të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë ta minojnë rrugën e Serbisë drejt së ardhmes”.