Në Rahovec është arrestuar një person për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një femre, së cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Bëhet e ditur se i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit, të cilit pasi i është bërë matja ka rezultuar 2.17 promilë alkool në gjak.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.