Një qytetar i cili e ka babain të shtrirë në spitalin e Pulmologjisë, është shprehur i revoltuar për të gjithë ata qytetarë që nuk besojnë se ekziston coronavirusi.
Qytetari në fjalë revoltën më të madhe e ka shprehur ndaj këngëtarit Labinot Tahirit, i cili ka thënë javë më parë se virusi është rrenë, për çka i ka thënë të shkojë një natë në spital dhe të shoh nga afër se çfarë lufte bëjnë pacientët që janë të prekur me coronavirus.
Lexo Edhe:
Përkeqësohet bilanci në Spitalin e Pejës: Shkon në 15 numri i pacientëve që janë në gjendje të rëndë nga koronavirusi
“Lab ka virus, mos rrej. Hajde një natë me mua këtu, vendosi masken dhe dorëzat, hajde këtu dhe shiko a ka virus”, ka thënë qytetari për Kanal10
Qytetari në fjalë ndërkaq ka shprehur brengën e tij për prishjen e liftit duke thënë se një natë janë detyruar të bartin oksigjenin me duar.