Izet Grejçevci, qytetar nga komuna e Obiliqit në një rrëfim ekskluziv për Periskopin ka treguar edhe raste të tjera që di lidhur me maltretimin që sipas tij ministri i ri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ua ka bërë disa banorëve të kësaj komune.
‘’Kam dëgju që është sjellë shumë keq edhe me protestuesit që ka ndodh gjatë trazirave të marsit. Kanë ndodh edhe shumë raste në Palaj që i kanë maltretu udhëtarët që janë kthyer për në shtëpi’’, deklaron Grejçevci.
Ai aludon se veprime të këqija, Mehaj kishte bërë edhe ndaj fëmijëve.
‘’Dyshohet edhe për tre katër fëmijë që i kanë shti brenda në kishë edhe ju kanë dhënë me pi shampo, që unë nuk kam informacione por që kam dëgju, dhe pikërisht fajtor kryesor ka qenë zotëri Mehaj, që është folur në atë kohë për të’’, thekson ky banor i Obiliqit.
‘’Unë dyshoj fort se ai përkthyes që u kanë aty i ka bë krejt këto jo veç ndaj meje, por edhe ndaj shumë njerëzve të tjerë që janë kanë në komunën tonë, që kanë përjetu rrahje e maltretime shumë të mëdha gjatë trazirave se kryesisht kanë qenë fëmijë, nër 15-16 vjeç’’.
Izet Grejçevci ka rrëfyer se më 2004, KFOR-i norvegjez dhe Armend Mehaj si përkthyes i tyre, për gati 4 orë e kishin ndaluar dhe maltretuar, e që sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të Mehajt që nuk ua kishte transmetuar saktë përkthimin eprorëve të tij.