Policia e Kosovës e ka ndaluar një qytetar në lagjen Dardania në Gjilan.
Një lexues ka dërguar video nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe Policia e Kosovës. Po ashtu edhe një numër i njerëzve dhe disa vetura.
Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani tha për Gazetën Express se një person ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur Policisë.
Ai tha se personi i dehur është sjellë në stacionin e policisë.
Më poshtë mund ta shihni videon