Një qytetar në Shtime ka ndërhyrë gjatë ecjes së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në këtë qytet i cili iu ka afruar kryetarit të VV’së duke bërtitur “Sherrin ke me ia pa Vjosës o Albin”.
Kryetari i VV’së Albin Kurti dhe u.d së presidentit Vjosa Osmani kanë parakaluar nëpër qytetin e Shtimes me shumë simpatizantë të tyre.
Gjatë këtij parakalimi një qytetar i është afruar Kurtit e Osmani duke iu drejtuar me gisht kryetarit të VV’së se do t’ia sheh sherrin Vjosa Osmanit që ka lidhur koalicion.
“Sherrin ke me ia pa Vjosës o Albin” , ka thënë ai në Shtime.
Pas kësaj kanë ndërhyrë aktivistë të Vetëvendosjes të cilët e kanë larguar qytetarin nga turma.