Një polic është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur dje në Mitrovicë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.
“Mitrovicë 18.04.2020-14:40. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përshirë dy vetura-njëra veturë zyrtare e PK-së.
I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën zyrtare të PK-së.
Si pasojë, lëndime ka pësuar zyrtari i PK-së (drejtues i veturës), të cilit i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Lidhur me rastin është informuar edhe IPK-ja.