Një person ka raportuar dje në Policinë e Kosovës se ka gjetur një qese në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në të cilën kishte eshtra, Reporteri.net.
Policia thotë se ende nuk dihet se kujt i përkasin eshtrat e gjetur nga ky qytetar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një qese najloni, ku në të kishte eshtra. Eshtrat nuk dihet se kujt i përkasin. Njësitë përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe është marrë kocka e dyshimtë për mbetje mortore dhe e njëjta është dërguar në IML.