Pas marrjes së informatës për dyshimin për kontaminimin e ujit në një pjesë të ujësjellësit të Komunës së Rahovecit, të menaxhur nga KRU “Radoniqi”, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike pos kontrollit të rregullt dhe monitorimit të ujit për pije, më datë 19 shtator 2019 ka dalë në terren dhe ka marrë menjëherë mostrat e ujit të cilat po analizohen në laboratoret e IKSHPK.
Sipas hulumtimeve te para të IKSHP, rezulton se uji është kontaminuar për shkak të kyqjeve ilegale të qytetarëve me puset e ujitjes.
IKSHP ka apeluar që kjo paraqet rrezik të madh për shpërthim hidrik me përmasa të paparashikuara në dëmtimin e shëndetit të qytetarëve, transmeton Indeksonline.