Deputeti i Kuvendit te Kosovës Bekim Haxhiu, i ka reaguar ashpër Ministrit, Vitia ne lidhje me testet dhe vaksinimin kundër pandemie covid19. Sipas një shkrimi të Haxhiut, qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë janë duke i mashtruar qytetaret.
Ky ështe postimi i plote i deputetit te PDK-se
Mashtrues!
Çfarë vaksinimi masiv me 965 vaksinime në ditë?!
Qeveria e Kosovës është e fundit me procesin e vaksinimit por është e para me mashtrim të qytetarëve me manipulim dhe jo transparencë.
Qytetarët nuk kanë asnjë informacion se sa vaksina do të mbërrijnë me kontigjentin e parë, dytë apo tretë.
Tani më të gjithë e kanë kuptuar se kjo Qeveri nuk e bën publike çmimin e blerjes së vaksinave, por të paktën le të tregojnë datën se kur do të arrijnë vaksinat në Kosovë.
Ftoj qytetarët që të kenë kujdes në mbrojtje nga COVID-19 sepse në muajt e fundit testet RT-PCR janë duke u bërë vetëm për pacientët me simptoma të COVID-19, ndërsa shifrat e të testuarve prezantohen bashkë me metodën RAT, testet me antigjene/rapid testet, të cilat bëhen kryesisht në laboratorët privat për qëllime jo mjekësore, për nevoja të qytetarëve për të udhëtuar jashtë vendit.