Kandidati për Deputet nga radhët e AAK-së dhe Kryetar i degës së AAK-së në Pejë, Dr. Ali Berisha, që garon me numrin 13 në listën e AAK-së ka marrë mbështetje për kandidaturën e tij dhe të Ramush Haradinajt për President në fshatrat më të prekur që janë pjesë e ndjeshme dhe e lavdishme e historisë tonë kombëtare Qyshk dhe Pavlan.
I shoqëruar nga kandidati për kryetar të Pejës Arbër Grabovci dhe bashkëpunëtorë, Dr. ALi Berisha është pritur nga numër i madh banorësh të këtyre lokaliteteve, të cilët i kanë konfrimuar mbështetjen për 14 zgjedhjet e shkurtit.
Vuajtjet e Qyshkut dhe Pavlanit nuk mund të përshkruhen me fjalë, por një njeri që u jep forcë e siguri këtyre familjeve që kanë humb shumë, është i gatshëm të bëhet President, shtetin e Kosovës ta fuqizojë, qytetarit të vendit t’i japë dinjitet ndërsa vendeve si Qyshku e Pavlani respektin që e meritojnë. #NeJemiForcaeKosoves AAK 135. #ramushiperpresident 1, Ali Berisha 13”, ka shkruar Berisha në Facebook.