Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) tashmë kanë arritur mbi 15 mijë zarfe me votat nga diaspora.
Burim Ahmetaj përgjegjës i QNR-së, tha se votat me postë tashmë kanë arritur dhe do të veprojnë në bazë të procedurave.
“Tashmë kanë arritur votat me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Tash në bazë të procedurave të QNR-së do të veprojmë edhe me to deri në numërimin e tyre”, ka thënë ai për Ekonomia Online.
Ahmetaj ka thënë se procesi i numërimit do të marrë kohë duke mos dhënë afat se kur do të përfundojë ky proces.