Qeveria Kurti pritet të mblidhet sot në orët e pasdites për të aprovuar buxhetin për vitin 2022.
Këtë e ka konfirmuar kryeministri Kurti në një konferencë për media, derisa nuk e ka bërë të ditur orën e saktë të mbledhjes së Qeverisë që e drejton.
Kurti ka thënë se buxheti për vitin 2020 pritet të jetë përafërsisht 9 përqind më i lartë se ai paraprak.
“Sot kam pasur takim me ministrin e Financave, dhe kemi diskutuar që sot pasdite ta bëjmë një mbledhje të qeverisë, në të cilën do të aprovohet buxheti sipas propozimit tonë për vitin 2022. Buxheti për vitin 2022 përafërsisht do të jetë diku për 9 përqind më i lartë”, u shpreh Kurti.