Qeveria në detyrë me në krye Albin Kurtin po mban mbledhjen e radhës në distancë.
KALLXO.com raporton se në këtë mbledhje priten shkarkime të reja.
Në këtë mbledhje korresponduese raportohet që do të merren vendime për udhëheqësit e Autoritetit të Aviacionit Civil.
Aktualisht në krye të këtij institucioni është Eset Berisha, ish-këshilltar i ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, në Qeverinë e Ramush Haradinajt.