Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare nga fatkeqësia natyrore në Komunën e Pejës dhe Istogut, raporton Telegramisot.com
Kjo me kërkesë të Minsitrises së Arsimit, Hykmete Bajramit.
Bajrami tha në mbledhje të qeverisë se në Komunën e Pejës janë dëmtuar 8 objekte arsimore ndërsa në Istog 12 objekte.
Dëmet e shkaktuara sipas Bajramit për Komunën e Pejës 295 mijë euro ndërsa për Istogun 136 mijë euro.