Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes me Këshillimin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.
Gjatë prezantimit të kësaj pike, Ministri i Brendshëm, Agim Veliu ka thënë se kjo nismë është në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe në të mirë të rritjes së sigurisë kombëtare.
“Marrëveshja do të përcaktojë format e bashkëpunimit, procedurat e kalimit kufitar, ndihmës, kalimin e pajisjeve, strehimin dhe ndihmën e të zhvendosurve, përdorimi e avionëve…”
Poashtu në këtë mbledhje është marrë vendim për themelimin e Komisionit Mbikëqyrës për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi për hapjen e kalimit kufitar të përbashkët Kotlovë – Kuqishtë për trafikun rrugorë.