Kabineti qeveritar dhe deputetët e PS janë zhvendosur në Durrës për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga termeti me magnitudë 5.8 Rihter. Rama ka urdhëruar mazhorancën që të zbresin në terren dhe të jenë në komunik me qytetarët si dhe të evidentojnë zonat e prekura nga tërmeti.
Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave, deputetëve socilaistë që të zhvendosen në Durrës, në zonën më të prekur nga tërmeti me mganitudë 5.8 Rihter. Shefi i qeverisë ka kërkuar komunikimi me qytetarët, lirimin e Stadiumit të Durrësit për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, si dhe identifikimin e të gjitha pikave të prekura nga dëmet të paraqitura në një hartë.Edi Rama: Të gjithë sëbashku të ndahemi sipas zonave. Të fokusohemi në pikat kritike duke u përpjekur të shohim të gjitha shtëpitë apo godinat dhe duke u përpjekur që për çdo familje të ketë një kontakt sot.
Në mbledhjen e grupit socialist në Kryesinë e Kuvendit, Rama shprehet se pas kapërcimit të rrezikut do të dëmshpërblehen familjarët e dëmtuar.
Edi Rama: Pas kapërcimit të këtij momenti psikologjik do të vijojë procesi i mbështetjes për të çdëmtuar këdo që fuguron në listën e të dëmtuarve.
Kryeministri u tregua kritik me Erion Veliaj duke i kërkuar atij që të shtyjë festimet për ditët pa makina.