• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Qeveria e Re: Thaçi pritet të ftojë në takim liderët politikë

30/03/2020 - 06:27:42
Qeveria e Re: Thaçi pritet të ftojë në takim liderët politikë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë javë pritet të ftojë në takim për konsultime të gjithë liderët e partive politike, për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re. Pasi që njoftimi zyrtar i mocionit nga Kuvendi ka arritur të premten në zyrën e tij, Thaçi nuk ka arritur të ftojë liderët në takim për sot.

Partitë politike të kontaktuara në lidhje me atë nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentit Thaçi, kanë thënë se nuk kanë ende qëndrim zyrtare në lidhje me këtë çështje.

Lexo më shumë

Osmani i fton subjektet politike për caktimin e  datës së zgjedhjeve

Osmani i fton subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve

June 3, 2025
144
Momentit tragjik i modeles serbe e cila ra nga parashuta në Mal të Zi – Video

Momentit tragjik i modeles serbe e cila ra nga parashuta në Mal të Zi – Video

June 3, 2025
31

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri deklaroi përmes telefonit për KosovaPress se ende nuk dihet nëse kjo parti do t’i shkojë në takim presidentit Thaçi përderisa ende nuk ka ftesë zyrtare.

“Është problem i presidentit. Neve nuk ka thirrur ende në takim. Pa e marrë ftesën ne nuk flasim. Kur të na e dërgojë ftesën, ju tregojmë. Ne një qeveri e kemi rrëzuar për shkak të këtyre problemeve, nuk na ka thirr askush ende neve. Nuk paragjykojmë asgjë në këtë situatë”, tha Haziri.
Për dallim nga kjo parti, Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate tha për KosovaPress, se me të marrë ftesën nga presidenti, do të shkojnë si parti për konsultime në lidhje me qeverinë e ardhshme.

“Së pari ne do të shkojmë në takim dhe të bisedojmë me të gjithë liderët, për të bërë një zgjidhje më të mundshme për vendin. Për një qeveri gjithëpërfshirëse apo një parti që të mund të formojë qeverinë. Presidenti duhet sa më shpejt të ftojë liderët e partive politike, dhe të merr mendimin e të gjithëve për të parë si të dalim nga kriza. Ne jemi për institucione stabile, pasi në këtë kohë vendit i duhet një qeveri stabile, e cila di të merr vendime”, tha Shala.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, zëdhënësi për media në Partinë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi thotë se pa e marrë ftesën nga presidenti, nuk mund të deklarohen nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ose jo.

“Nuk kemi pranuar ende ftesën, pa ftesë nuk kam ndonjë koment”, tha Bytyçi.

KosovaPress ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se presidenti Thaçi duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Presidenti Thaçi pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës kishte deklaruar se pa humbur kohë do t’i ftojë për konsultime liderët e të gjitha partive politike për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re.
E për këtë, ai kishte thënë se këtë do ta bëjë të hënën, duke shtuar se do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Osmani i fton subjektet politike për caktimin e  datës së zgjedhjeve
Lajme

Osmani i fton subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve

June 3, 2025
144
Momentit tragjik i modeles serbe e cila ra nga parashuta në Mal të Zi – Video
Lajme

Momentit tragjik i modeles serbe e cila ra nga parashuta në Mal të Zi – Video

June 3, 2025
31
A do të lejohen tifozat “Kuq e Zi” në lojën  Shqipëri – Serbi?
Lajme

A do të lejohen tifozat “Kuq e Zi” në lojën Shqipëri – Serbi?

June 3, 2025
6
“Bomba” e çon në këmbë Gjakovën
Lajme

“Bomba” e çon në këmbë Gjakovën

June 3, 2025
13
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Aksion i madh i policisë së Kosovës kundër drogës dhe krimeve kibernetike

June 3, 2025
14
Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
Lajme

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

June 2, 2025
13
Next Post
Çfarë qeverie e do Thaçi, e çfarë Kurti

Çfarë qeverie e do Thaçi, e çfarë Kurti

Më të fundit

  • Osmani i fton subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve
  • Momentit tragjik i modeles serbe e cila ra nga parashuta në Mal të Zi – Video
  • A do të lejohen tifozat “Kuq e Zi” në lojën Shqipëri – Serbi?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi