Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar edhe me kreun e Nismës, Fatmir Limajn.
Ata kanë rënë dakord se Kosovës i duhet një qeveri e re sa më shpejt. Aty, madje, janë diskutuar edhe detaje të koalicionit.
Endrit Shala nga Nisma për klankosova.tv e ka konfirmuar takimin.
“Temë diskutimi ka qenë nevoja për krijimin e qeverisë së re dhe diskutime për koalicionin”.
Ndërkohë, Mustafa më herët zhvilloi takim me Ramush Haradinajn, me partinë e të cilës po dëshiron të krijojë koalicion, transmeton Reporteri.net
Thaci, në anën tjetër, i ka dërguar një letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke i thënë se nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për të krijuar qeveri të re. Ai, tutje, ka thënë se tani do të takohet me partitë e tjera për konsultim.