Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për mbulimin e plotë të obligimeve të primit të sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka sqaruar se ky vendim do të zbatohet nga data 1 korrik.
“Ky vendim na hap rrugën që ne si Ministri të lidhim një memorandum bashkëpunimi që së bashku me BQK-në e marrim përsipër mbulimin e kostos së primit të sigurimit kufitar dhe mbulimi të fillojë prej datës 1 korrik”. /EO