Opozita thonë se për temën e krimeve të luftës duhet të diskutohet në Kuvend.
Nuk ka vend në Kosovë që serbët nuk kanë kryer krime.
Fatin e njejtë si shumë të tjerë e kishin edhe banorët e fshatit Sllovi ku u vranë 46 persona.
Krime të ngjashme nga serbët u kryen edhe në fshatin tjetër të Lipjanit; Tërbovc.
Pjesëmarrës i këtyre krimeve, dyshohet se është edhe serbi Goran Stanisiq.
Si pjesë e forcave rezervë të policisë serbe, kishte marrë pjesë në vrasjen dhe dëbime të shqiptarëve nga Sllovia, Tërbofci dhe vendbanimet e tjera.
Lidhur me dyshimet për serbin, Prokuroria Speciale gjatë të enjtes ka ngritur aktakuzë ndaj Stanisiqit.
Ngritja e kësaj aktakuze, është vetëm njëra, por ka shumë punë për t’u zbardhur mijëra krime të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Në marrëveshjen për bashkëqeverisje mes LVV dhe LDK-së, palët janë dakorduar për miratim ligjesh e formim të Institutit për Krimet e luftës.
E si do të funksionoj ky Institut tregon numri tre i qeverisë.
E partia më e madhe opozitare thonë se për këtë temë duhet të ketë patjetër diskutim në Kuvend.
Madje Blerta Deliu, deputetet e PDK-së, thotë se pjesë e diskutimit duhet të jetë edhe idea e ish kreut të Kuvendit Kadri Veseli, i cili kishte ngritur çështjen e krimeve të luftës.
Kosova, megjithatë deri para dy vitesh pati një Institut që trajtonte specifikisht krimet e luftës por që është mbyllur.
Rifunksionalizimin e tij po e kërkon edhe shefi i qeverisë Albin Kurti.
Të gatshëm për bashkëpunim shprehen edhe ish anëtarët e komisionit për Krime Lufte që dikur e kishte themeluar Hahsim Thaci derisa ishte në pozitën e kryeministrit.
Beogradi që nga viti 2003 ka një komision të tillë që në vazhdimësi deri më sot mbledhë fakte për krimet që kanë ndodhur në ish-shtetet e Jugosllavisë.