Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka – një nga kultivuesit më të mëdhenj në shqiptarin emision nga gazetari Milot Hasimja ‘Krejt Kapak”
Po bëhen 27 vite që ai është dashuruar në Qenin e Sharrit dhe që nga ajo kohë njihet si një nga kultivuesit më të mëdhenj të kësaj race në trojet shqiptare. Është ky Dritan Frroku nga Puka, i cili në fermën e tij mban më shumë se 50 qenë të kësaj race.
Dashuria për këtë racë i lindi nga rrëfimet e gjyshit, të cilat më vonë i ktheu në realitet. Për këtë ai falënderon edhe barinjtë e Kosova për ruajtjen e kësaj race ndër breza.
“Dardania, djepi i shqiptarisë. Sot Shqipëria duhet të krenohet”, thotë Dritan Frroku, kultivues i Qenit të Sharrit.
Për Qenin e Sharrit ai shprehet:
“Munesh me vra, po jo me nda. Jetën e jep për pronarin.”
Për ta parë rrëfimin e plotë të këtij pasionanti dhe kultivuesi të Qenit të Sharrit, klikoni në këtë vegëz.














