Qentë po paraqesin rrezik të madh për banorët e kryeqytetit.
Viktimë e radhës e kafshimit të tyre tani është i ri.
I riu ka dërguar një fotografi në adresë të Telegramitsot.com ku shihet se qeni e ka kafshuar në këmbë, sipër gjurit.
Ai tha se rasti ka ndodhur te Parku i Qytetit.
Për raste të rilla, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pati thënë se më shumë se tre vite që kam dërgu shkresa e shkresa tek institucionet e nivelit qendror per qentë endacak.
“Cfarë ka ndodhur me 1.3 milion Euro të ndara nga Niveli Qendror për këtë çështje?
Edhe në letren e dërguar te Këshilli i Sigurisë ku km këkrkuar që kjo çështje të trajtohet si çeshtje e sigurisë, jam pritur me përçmim.
E kam thënë se kur të ndodhin tragjeditë, vajtojmë”, pati shkruar ditë më parë i pari i Prishtinës.
Kujtojmë se ditë më parë një vogëlushe 5 vjeçare ishte lënduar rëndë nga kafshimi i tillë